×
  • Lajme
  • Lajme

    “Eja në Interex dhe ne do ju japim ushqime falas”, faqja ‘fake’ e cila po luan me qytetarët

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 19:24

    Mashtrimet me faqe të ndryshme në rrjete sociale nuk kanë të ndalur.


    Madje sulmet kibernetike këtë herë kapën edhe supermarketin e njohur në Kosovë “Interex”.

    Disa persona të panjohur, kanë hapur një faqe “fake”me emrin e Interexit, duke i ftuar qytetarët me nevoja sociale, që të shkojnë në këtë supermarket dhe të marrin ushqime falas.

    Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i faqes së vërtetë, asaj zyrtare të “Interex-it”, ku kanë njoftuar se faqja e lartëcekur e cila numëron 715 pëlqime, është faqe e rrejshme apo “fake”.

    Në fotografinë e postuar nga faqja zyrtare e Interex-it, shihet një qytetar i cili i shkruan faqes “fake” për lojën e njohur, 60 sekondëshme, duke i thënë se ai ka nevojë për lojën 60 sekondëshe pasi që nuk qëndron mirë financiarisht.

    Përgjigja e faqes të rrejshme “Interex” i përgjigjet se ai mund të shkojë dhe të marr ushqime falas në supermarket.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!