×
  • Lajme
  • Lajme / 13 orë aksion

    Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës i gjejnë të gjallë dy zviceranë të cilët i kishte zënë orteku në Çajë të Kukësit

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 11:46

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka qenë pjesë e një operacioni shpëtimi në fshatin Çajë të Kukësit.

    Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda.

    Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.

    Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

    Pritet të bëhet evakuimi i tyre permes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!