Fatmir Limaj me nip në negociatat me Serbinë, e Shpend Ahmeti në pako ka dy tezakët e tij.
Në Zyrën Administrative të Ekipit Negociator që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj janë punësuar shumë të afërm të partive që këta drejtojnë.
Bisedimet në Serbi janë përhapur në lidhje familjare.
Derisa dje u raportua se pjesë e Zyrës Administrative është edhe djali i motrës së Limajt.
Ndërkaq, as Shpend Ahmeti nuk ka shkuar për të negociatuar pa familjarët e tij, shkruan express.
Përveç që në ekip është Visar Ymeri, me të cilin dihet se janë tezakë, në ekipin negociator është i përfshirë Nezir Ismaili. Edhe ky është tezak i dy përfaqësuesve të PSD’së.
Përfshirjes së familjarëve në të ashtuquajturën ‘zyrë administrative’, i ka reaguar deputeti i opozitës, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se Serbia po angazhon profesionistë të fushave të ndryshme për bisedimet, ndërkaq Kosova po shkon në negociata me “nipa, dajë e tezakë”.
“Serbia ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam. Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë”, shkruan deputeti i LDK’së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.