×
  • Lajme
  • Ekonomi

    13 mijë biznese nuk ua kanë paguar Trustin punëtorëve

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 17:13

    Numri i bizneseve që nuk i kanë paguar kontribut pensional punëdhënësve të tyre është 12,839, sipas Administratës Tatimore të Kosovës.


    ATK e ka bërë me dije numrin e përgjithshëm të bizneseve në Kosovë që kanë shkelur të drejtën e punëtorëve për Express, ndonëse nuk ka sqaruar nëse janë gjobitur ato.

    “ATK ka arritur t’i përcaktojë këto biznese dhe numri i përgjithshëm i tyre është 12, 839 biznese”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Zyra për Komunikim me Media e ATK-së.

    ATK u pati bërë thirrje qytetarëve që t’i denoncojnë të gjitha rastet që kanë dyshim se punëdhënësi nuk u ka paguar kontributet pensionale.

    Kjo ndodhi pak para se të lëshohej platforma për tërheqjen e 10%-ve nga kontributi pensional.

    “ATK do të ndërmarr të gjitha masat ndaj secilit biznese, i cili vërtetohet se nuk i ka kryer këto obligime”, ka shtuar tutje administrata.

    Në total, prej 11 deri më 29 dhjetor kanë aplikuar me sukses 394,978 kontributdhënës me vlerë të shpagimit rreth 184 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!