Afaristi kosovar, Shkëlqim Devolli, është takuar sot në Sarajevë me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Temë e bisedës së tyre ka qenë zhvillimi ekonomik i rajonit, si dhe marrëdhëniet tregtare në mes të shtetit turk dhe Kosovës.
Presidenti Erdogan i ka shprehur Devollit admirimin për Kosovën, duke potencuar marrëdhëniet speciale ndërmjet të dy popujve.
Afaristi kosovar, në anën tjetër, e ka falënderuar presidentin turk për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe popullit të saj, duke nënvizuar se ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet rajonit dhe Turqisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.