×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Albulena Haxhiu: Telekomi duhet të shpëtohet, zhvatësit duhet t’i mbajnë duart larg nga ky aset

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 12:43

    Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se Kuvendi i Kosovës duhet të diskutojë për Telekomin pas gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si Z-Mobile.


    Haxhiu përmes një postimi në Facebook thotë se Telekomi duhet të shpëtohet, shkruan Reporteri.net.

    “Në Kuvend duhet të diskutohet dhe të adresohet vendimi i padrejtë i Gjykatës nga i cili rrezikohet falimentimi i Telekomit. Telekomi duhet të shpëtohet. Zhvatësit duhet t’i mbajnë duart larg nga ky aset strategjik!”, ka shkruar Haxhiu.

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3922103971193698

    Kujtojmë se para dy ditësh kishte dështuar propozimi i VV-së që çështja e Telekomit të diskutohet në seancën plenare.

    Pro propozimit të VV-së që diskutimi i situatës në Telekom të futet në rend të ditës kishin votuar vetëm 28 deputetë, 15 kanë qenë për dhe 12 abstenime. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!