×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Bajrami: 170 euro kanë dal sot, pagesat e radhës do të vazhdojnë të dalin gjatë tërë javës

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 19:33

    Sot kanë filluar të ekzekutohen dhe tu dalin qytetarëve nga 170 eurot e premtuara si pjesë e pakos emergjente, për të gjithë punëtorët e regjistruar në sektorin privat.


    E ky lajm tashmë është konfirmuar edhe nga Ministria e Financave, të cilët kanë njoftuar se ka filluar ekzekutimi i pagesave për përfituesit e masës 3a (170€)

    “Sot pas ekzekutimit me sukses të masës 15, Ministria e Financave ka kënaqësinë që t`ju njoftoj se gjatë ditës nga Thesari janë ekzekutuar edhe 80,199 pagesa për përfituesit e masës 3a, prej të cilëve 3,369 mijë persona marrin pagesë të dyfishtë, ngaqë nuk kanë përfituar herën e parë.

    Për masën 3a, mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga sot në zyrat bankare, ndërsa pagesat e radhës do të kryhen në vazhdimësi nga nesër, në përputhje me listat të cilat pranohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përgjegjëse për zbatimin e masave”, thuhet në njoftimin që mban vulën e ministres Hykmete Bajrami.

    Tutje thuhet se bazuar në dinamikën e paraparë të ekzekutimit të pagesave që kushtëzohen nga kapacitetet teknike por edhe zbatimi i udhëzimeve të MSH dhe IKSHPK, pagesat e pakos emergjente janë strukturuar dhe do të kryhen në dy ditët në vazhdim, për çka do të ju njoftojmë.

    “Ministria e Financave ju rikujton se është e nevojshme të zbatohen udhëzimet e institucioneve shëndetësore, gjatë kryerjes se veprimeve bankare për tërheqjen e mjeteve”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!