×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Befason Trusti, pritet të dalin sot paratë e 10% – dy ditë më herët se afati

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 8:54

    Këtë të hënë pritet që paratë e para nga Fondi Pensional i Kursimit të bien në duar të qytetarëve.


    Janë rreth 70 mijë qytetarë që sot do t’i marrin 10 përqind të mjeteve të tyre.

    Nga burime të Klan Kosova, transferimi i mjeteve për këta qytetarë do të nisë nga ora 10:00.

    Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!