×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Bllokimi i llogarive, protestojnë punëtorët e Telekomit

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 8:13

    Punëtorët e Telekomit do të mbajnë një protestë një orëshe para objekteve kryesore të Telekomit në të gjitha qendrat e Kosovës.


    Protersta do të nis në ora 11:00.

    “Javët e fundit ka qenë të renda për Telekomin e Kosovës dhe për neve si punonjës. Fillimisht, janë bllokuar xhirollogaritë dhe me dt:29.10.2020 janë tërhequr të gjitha mjetet financiare nga ish kompania Dardafon dhe zhvatësi, oligarku 10 vjetar Blerim Devolli dhe përmbaruesi Ilir Mullhaxha”, thuhet në njoftim.

    FSP-PTK thotë se ka marrë përkrahje edhe nga sindikata e Postes se Kosovës, FSP-Elektrokosova, dhe sindikata e re e KEK-ut.

    “Nesër nuk merren parasysh kërkesat e FSP-PTK te cilat janë bere te qarta me dt;29.10.2020 protestat dhe grevat do te vazhdojnë sipas paralajmërimeve”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!