×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Coronavirusi lë mbi 40 mijë persona pa punë në Kosovë

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 22:47

    Pandemia Covid-19 pos që mori jetën e më shumë se 150 personave deri tash ka bërë që mijëra qytetarë të mbesin pa punë në Kosovë. Nga muaji mars kur u konfirmuan rastet e para me coronavirus, shumë biznese u mbyllën e disa të tjera u përgjysmuan stafin. Si pasojë e masave parandaluese që u vendosën nga qeveria.


    Të papunëve në Kosovë gjatë pandemisë u janë shtuar edhe mbi 40 mijë qytetarë të tjerë.

    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat thotë se gjendja në këtë sektor është tejet e rëndë.

    Azemi tha se sektori më i prekur është gastronomia që është detyruar të zvogëlojë numrin e punëtorëve për shkak të të ardhurave të vogla.

    Sipas Azemit Kuvendi i Kosovës me mosaprovimin e buxhetit po punon kundër vullnetit dhe dëshirës së punëtorëve.

    Nga muaji mars kur u konfirmuan rastet e para me coronavius shumë biznese u mbyllën e të tjerat përgjysmuan stafin si pasojë e masave parandaluese që u vënë nga qeveria.

    https://www.youtube.com/watch?v=lrhM54f3Wic&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!