Organizata joqeveritare, Demokracia Plus gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një takim me komunitetin e biznesit.
Tema e takimit ishte “Sfidat dhe nevojat e komunitetit të biznesit për zvogëlim të barrës administrative gjatë ndërveprimit të tyre me Administrata Tatimore e Kosovës”, në kuadër të projektit ‘Promovimi i procedurave të drejta administrative për qytetarë dhe biznese’ i cili mbështetet nga zyra e BE-së në Kosovë.
Të pranishëm ishin jo vetëm përfaqësues nga komuniteti i biznesit, por edhe Odat Ekonomike, të cilat diskutuan aktivisht mbi nevojat dhe sfidat që përballen bizneset gjatë ndërveprimit të tyre me ATK-në, dhe se si procedurat dhe rregullat mund të thjeshtësohen më tej për të përmirësuar lehtësinë e operimit për bizneset.
“D+ sot ka mbajtur takimin me komunitetin e biznesit me temën: “Sfidat dhe nevojat e komunitetit të biznesit për zvogëlim të barrës administrative gjatë ndërveprimit të tyre me Administrata Tatimore e Kosovës”, në kuadër të projektit ‘Promovimi i procedurave të drejta administrative për qytetarë dhe biznese’ i cili mbështetet nga zyra e BE-së në Kosovë.
Panelistë të kësaj tryeze ishin Kushtrim Canolli – Koordinator për Procesin e Barrës Administrative nga Zyra për Planifikim Strategjik e Kryeministrit, si dhe Rifat Hyseni – Drejtor i IT-së në Administratën Tatimore të Kosovës.
Të pranishëm ishin jo vetëm përfaqësues nga komuniteti i biznesit, por edhe Odat Ekonomike, të cilat diskutuan aktivisht mbi nevojat dhe sfidat që përballen bizneset gjatë ndërveprimit të tyre me ATK-në, dhe se si procedurat dhe rregullat mund të thjeshtësohen më tej për të përmirësuar lehtësinë e operimit për bizneset”, bëhet e ditur në njoftim.