Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, që inicioi heqjen e monopolist të homologimit të veturave në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se pret që javën e ardhshme Kuvendi i Kosovës të votojë projektligjin për heqjen e monopolit të Devollëve për homologim të veturave.
“Në komision për infrastrukturë ka kaluar, dhe pritet në seancë javën e ardhshme për lexim të parë, dhe kthehet në Komision për t’u shqyrtuar ndonjë amandament dhe pas kësaj shkon në lexim të dytë dhe hynë në fuqi kur publikohet në gazetë zyrtare”, ka thënë Murati për Reporteri.net.
Ai ka thënë se shteti është vënë në funksion të kompanisë Devolli e cila ka monopol për homologim të veturave.
“Nuk ka pasur logjikë me vendosjen e homolgimit. Edhe vet homologimi si proces i tillë qoftë edhe për veturat e përdorura nuk ka logjike sepse nuk ka vlerë të shtuar. Ato vetura që vijnë prej Bashkimit Evropian, ato shtete kanë standard të barabarta mos më të larta se Kosova sa i përket veturave. Është absurd që me një proces, që vetëm në emërtim është homologim, sepse në fakt homologim janë vendet që prodhojnë vetura, është proces më i komplikuar. Këtu bëhet verifikimi që është pranuar edhe prej Ministrisë së Infrastrukturës. Përfaqësuesit e Doganave më kanë thënë se ky process mund të kryhet prej Doganës pa ndonjë kosto shtesë për qytetarët”, ka thënë Murati në REPORTERI/INTERVISTA.
Deputeti i VV-së, për Reporteri.net, thotë se homologimi përveç se është barrierë financiare ju humb edhe kohë qytetarëve që ta kryejnë këtë proces për veturat e tyre.
“Ka qenë absurde për veturat e reja, por edhe të përdorura që vijnë prej shteteve të BE-së dhe Zonës evropiane, Zvicrës, Norvegjisë etj, që të kalojnë në një proces të tillë që fillimisht është barrierë financiare se ka kosto, së dyti është barrierë jo tarifore, sepse ta merr një ditë të tërë për ta kaluar këtë proces edhe është e panevojshme, sepse nuk ka vlerë të shtuar, sepse 99.99% e veturave të importuara nuk kanë vlerë të shtuar, por vetëm futje në sistem e të dhënave të cilat janë në sistem prej Doganës prej momentit që është importuar vetura”, ka thënë Murati për Reporteri.net. /Reporteri.net/.