Si gjithmonë gjatë ditëve të vështira, edhe gjatë kohës së pandemisë, diaspora i ka qëndruar pranë Kosovës.
Gjatë tre muajve sa Kosova ishte në fazën fillestare të përballjes me pandeminë, diaspora iu përgjigj në mënyrë masive thirrjes për mbështetje financiare, shkruan Reporteri.
Për muajt mars, prill dhe maj 2020, diaspora jonë ka dërguar mbi 222 milionë euro në Kosovë, shifër kjo dukshëm më e lartë krahasuar me muajt e njëjtë të vitit 2019.
Në muajt e njëjtë të vitit të kaluar, diaspora ka dërguar në Kosovë mbi 218 milionë euro, që i bie katër milionë euro më pak krahasuar me vitin 2020.
Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
Kujtojmë se nga ish Qeveria Kurti ishte hapur një llogari të posaçme duke kërkuar nga diaspora shqiptare ta ndihmojë Kosovën me mjete financiare në menaxhimin e pandemisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.