×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ekzekutohen edhe mbi 16 milionë euro për bizneset

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 12:05

    Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit njofton se sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset.


    Shuma e ekzekutuar sot kap vlerën e 16,424,476 eurove për gjithsej 11.244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike tjera.

    “Bëjmë me dije se, dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37,710,730 milion euro subvencione për 15.474 biznese. Theksojmë se kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbje ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milionë euro”, thotë MEA.

    Ministri shton se pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kane pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim.

    “E ritheksojmë se do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara”, njofton MEA. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!