×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Emërohet Bordi i Përkohshëm i Telekomit

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 22:11

    Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.


    Siç është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit, emërimi i këtij bordi ka ardhur pas një mbledhje elektronike.

    Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, përbëhet nga:

    Mehmet Berisha, kryesues

    Kushtrim Krasniqi, anëtar

    Teki Shala, anëtar

    Blerim Shehu, anëtar.

    “Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm”, thuhet në njoftim.

    Emërimi i këtij bordi ka ardhur 3 ditë pasi ai i kaluari ka dhënë dorëheqje pasi përmbaruesi tërhoqi nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje të gjitha mjetet që posedonte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!