Njohësi i ekonomisë dhe statistikave, Erton Bega, vlerëson se përdorimi i 10 % (apo sa të vendoset) të Trustit si mekanizëm i rimëkëmbjes ekonomike është efektiv pasi ndihmon në mirëmbajtjen e fuqisë blerëse.
Ai thotë se garancia e qeverisë për kompenzimin e mjeteve të tërhequra nga Trusti është e mjaftueshme që ky organ i pavarur të veproj pas ndryshimeve ligjore dhe kontribuesit të mos kenë dilema për kohën e pleqërisë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Përdorimi i 10% (apo sa të vendoset) të Trustit si mekanisëm i rimëkëmbjes ekonomike është efektiv pasi ndihmon në mirëmbajtjen e fuqisë blerëse dhe shpërndarja proporcionale e tij do të siguronte mirëmbajtjen e standardit jetësor të secilit, financimi i të cilit në terësi nga shteti për të gjithë proporcionalisht do të shihej si shpërblim për kontribute ndaj shtetit në të kaluarën.
Masat paraprake ishin masa sociale emergjente që nuk u ekzekutuan me kohë dhe pse ishin sociall hesapi dhe kjo ka thelluar në vetvete krizën ekonomike në ardhje!
Garancia e qeverisë për kompenzimin e mjeteve të tërhequra nga Trusti është e mjaftueshme që ky organ i pavarur të veproj pas ndryshimeve ligjore dhe kontribuesit të mos kenë dilema për kohën e pleqërisë.
Ndarja e tyre në kategori dhe nënvlerësimi i kësaj mase që përfshinë mbi 600 mijë qytetarë përveç politikisht, nuk mund të kundërshtohet me argumente ekonomike.
Shteti duhet të sjellet si nënë për të gjithë e jo për dikë nënë e për dikë njerkë!
Përkrahja e shtresave të mesme dhe të larta do të gjeneroj multiplikator ekonomik përderisa masat ndaj shtresave më të ardhura të ulëta shkojnë menjëherë në mbylljen e fletoreve/borxhece në dyqanet e mahallës dhe nuk kanë efekt multiplikimi të mjaftueshëm.
https://www.facebook.com/ErtonBega/posts/10216154710836094