×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Forumi i Vjenës mban konferencë në Kosovë, Kurti me ministrat e tij folës në diskutim

    Reporteri
    08 Maj 2023 | 19:44
    Forumi Ekonomik i Vjenës mban në Kosovë konferencën “Vienna Economic Talks – Prishtina 2023”.

    Forumi Ekonomik i Vjenës, sot ka organizuar për herë të parë në Prishtinë konferencën “Vienna Economic Talks – Prishtina 2023”.

    Pjesë e kësaj konference ishte kryeministri Albin Kurti, si dhe ministrja Artane Rizvanolli, Rozeta Hajdari, si dhe ministri Liburn Aliu, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Një fjalë rasti në këtë diskutim ka mbajtur edhe vetë ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli, e cila ka folur për nevojën urgjente të ndihmës ndaj Ukrainës si dhe rëndësinë e burimeve të ripërtërishme të energjisë.

    “Në fjalën e mbajtur në sesionin për investimet e qëndrueshme në kohë krizash dhe mjedis të fragmentuar, Ministrja Rizvanolli theksoi se agresioni në Ukrainë e ka riforcuar faktin që siguria energjetike është çështje e sigurisë kombëtare dhe në këtë aspekt ajo tha se pavarësia energjetike është më e rëndësishme se çdoherë tjetër”, bën të ditur komunikata, përcjell Reporteri.net.

    Ajo po ashtu tha se në sektorin e energjisë në Kosovë pritet të bëhen investime, duke përmendur këtu fondin 75 milionësh nga BE-ja.

    Ndër të tjera, Rizvanolli ka shpalosur edhe punën e Qeverisë në këtë sektor, me ç’rast përmendi disa projekte që Qeveria Kurti planifikon t’i implementojë, përfshirë këtu ndërtimin e parkut solar 100 MW në KEK, projektin e impiantit të ngrohjes me energji solare si dhe Programi Kompakt me MCC-në për ndërtimin e kapaciteteve akumuluese. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!