Gastronomët e Kosovës sot organizojnë një aksion paralajmërues dhe mbyllje njëorëshe të lokaleve, duke i dorëzuar simbolikisht çelësat te Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës në ora 12.00.
Përfaqësuesi i gastronomeve të vendit, Labinot Ademi ka thënë se protesta mbahet si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të COVID-19 dhe mos dhënies së ndihmave ekonomike.
“Po punojmë me rreth 40 për qind të kapacitetit. Punëtorët po i paguajmë njëjtë, edhe pse po punojmë deri në orën 21:00, qarkullimi ka rënë. Të paktën mos t’i ndalojnë subvencionet e punëtorëve prej 170 eurosh”, është shprehur ai më herët.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditët në vijim do të rishqyrtojë masat kundër përhapjes së coronavirusit.
Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndër masat që do të rivlerësohen, do të jetë edhe gastronomia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.