Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar qeverinë Hoti për mos adresim të duhur të masave në luftim të pandeminë, e më konkretisht në mbrojtje të ekonomisë.
“Është e tepërt të thuhet që qeveria se ka kryer asnjë punë të mirë, dhe nuk dua me minimizuar suksesin, qeveria është e vendit tonë, çdo sukses i qeverisë është i Kosovës. Nuk e ka adresuar mirë ekonominë, sidomos në kohë të pandemisë dhe kjo do të shkaktojë pasoja më afatgjate në ekonomi. Edhe qeveria paraprake edhe aktualja janë vonuar me marrjen e masave në përkrahje të ekonomisë dhe masat kanë qenë jo të mjaftueshme dhe jo të duhura”, ka thënë Hamza në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai thotë se ka pasur mundësi të merrem masa adekuate, të fokusohen në përkrahje të sektorit privat dhe të punësuarve të këtij sektori dhe kategorive të tjera që kanë nevojë për përkrahje.
“Ne po e shohim që kemi rënie ekonomike, të gjitha shfirat tregojnë se rënia ekonomike do të jetë mbi minus 6 % , mund të jetë edhe më e lartë, kjo ka reflektuar në më pak të hyra për buxhetin e shtetit, kjo detyrimisht ta rritë deficitin buxhetor. Sikur të ishte intervenuar me kohë, të ishte ruajtur sektori privat, të punësuarit, ekonomia nuk do të kishte këtë rënie, dhe kjo krizë gradualisht mund të prodhojë efekte negative në sektorin financiar”, ka deklaruar Hamza.
/Reporteri.net/.