×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Hoti jep detaje se di do të bëhet shpërndarja e 60 milionë eurove nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 21:57

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka publikuar tabelën në bazë të të cilës do të bëhet shpërndarja e 60 milionë eurove për biznese, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.


    Hoti ka thënë se përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës.

    “Jam shumë i lumtur të ndajë me ju lajmin se kemi filluar shpërndarjen e 60 mil eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike. Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në tabelë, tregon që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Jam shumë i lumtur të ndajë me ju lajmin se kemi filluar shpërndarjen e 60 mil eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

    ➡️ 36.679 biznese të cilat kanë deklaruar 206,852 të punësuar do të përfitojnë nga ky fond.

    ➡️ 37.3 mil euro u janë ndarë sot mbi 15,500 bizneseve.

    ➡️ 22.7 mil euro do t’ju ndahen edhe bizneseve tjera, sapo t’i përditësojnë të dhënat në EDI.

    Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në tabelë, tregon që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!