Kryeministri Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjendet një formë për mbajtjen e seancës së Kuvendit për ta miratuar rishikimin e buxhetit.
Hoti ka thënë se e di që disa deputetë dhe një pjesë e stafit të Kuvendit janë të prekur nga koronavirusi, por ka shtuar se është nevojë urgjente të gjendet një formë për mbajtjen e një seancë për ta kaluar buxhetin.
Nga Shiroka e Suharekës, ku ka marrë pjesë në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve, Hoti ka premtuar dyfishim të subvencioneve për bujqit.
Por, ka shtuar se kjo nuk mund të bëhet pa miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.
Hoti ka theksuar se ky vit na ka treguar se sa e rëndësishme është që të kemi prodhues vendorë e bujq të vyeshëm.
Ai ka premtuar se qeveria do të jetë pranë bujqve për t’i ndihmuar ata për tejkalimin e gjitha problemeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.