×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Hoti: Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike drejt implementimit

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 11:59

    Kryeministri Avdullah Hoti po merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.


    Nga aty, kreu i ekzekutivit tha se pakoja për rimëkëmbjen ekonomike do të implementohet, me përfshirjen e plotë të këtij këshilli.

    Hoti ka deklaruar para të pranishmëve se ata e kanë riemërtuar dhe riorganizuar këtë këshill me qëllim të fokusit në tema të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në veçanti në proceset që është duke kaluar vendi si rezultat i pandemisë COVID-19.

    “Kjo është mbledhja e parë ku do t’i trajtojmë disa çështje. Ky takim vjen si vazhdimësi e konsultimeve të rregullta që Qeveria ka pas me partnerët e përfshirë në Këshill Ekonomik. Ne si qeveri e kemi si pjesë të programit pakon e masave të rimëkëmbjes ekonomike dhe me rishikim të buxhetit e kemi krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike. Tash në periudha afatshkurtër do të punojmë bashkë me ju që të implementojmë këtë pako për rimëkëmbje ekonomike”, tha Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!