Kohët e fundit kosovarët po përballen me rritje të çmimeve në çdo sektor, shkruan Reporteri.net.
Nga rritja e çmimit, konsumatorët e vet nuk po i kursen as kompania telefonike “Ipko”, ku ka vendosur që për 3 cent ta rrisë çmimin e telefonatave.
Ndryshe, tarifa me rritje do të fillojë nga 3 prilli, ku nga 0.15eur/min do të paguajnë 0.18eur/min.
Ndryshe, çmimet në Kosovë gjatë muajve të fundit janë rritur dukshëm. Ekspertët shpesh kanë vlerësuar se ka kompani të cilat kanë shfrytëzuar krizën e çmimeve dhe i kanë rritur ato pa arsyeje. Nga ana tjetër, Qytetarët e Kosovës kanë protestuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i energjisë ishte 6.85 cent ndërsa me vendimi të ri nëse hargjohen mbi 800kw çmimi do të rritet në 12.5 cent.