×
  • Lajme
  • Ekonomi

    “Keni fituar 750 mijë dollarë”, Vala reagon ndaj mesazheve mashtruese

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 14:34

    “Vala” ka reaguar ndaj mesazheve të cilat po arrijnë në adresë të përdoruesve të kësaj telefonie, kinse kanë fituar një shumë të caktuar të parave.


    “Vala” kërkon nga konsumatorët e vet të mos bien pre e këtyre mesazheve.

    “Inderuar konsumator. Mos u mashtroni nga sms që mund të ju shpallin fitues të lojërave shperblyese duke ju kërkuar të dhënat personale. Këta SMS mund të jenë mashtrime dhe ju mund të dëmtoheni. Thjesht injoroni këta sms”, thuhet në mesazhin e dërguar nga “Vala”.

    Ndërkohë, në njërin prej mesazheve që po pranojnë konsumatorët e Valës thuhet se janë fitues të 750 mijë dollarëve, ku kërkohet edhe adresa e personit të cilit i dërgohet ai mesazh.

    “You Ëon $750,000. From Samsung. Send Your Address to: samsungdept24@gmail.com”, thuhet në mesazh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!