×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kjo është lista e të gjithë atyre që përfituan nga pakoja 100 milionëshe e qeverisë

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 10:14

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi sot masat e reja në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike.

    Kurti tha se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat dhe atyre publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro, shkruan Reporteri.net.

    100 milionë euro do të jetë vlera totale e kësaj shume.

    Rreth 300 mijë punonjës të sektorit privat pritet të përfitojnë nga 100 euro dhe rreth 80 mijë zyrtarë publikë, si dhe rreth 80 mijë studentë.

    “Për muajin prill do të dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfshihen në asistencë sociale. Pensionistëve do t’ua ndajmë edhe nga 100 euro shtesë për muajin prill, për të gjitha shtresat. 100 euro do t’i ndajmë për punëtorët e sektorit privat, do të ndajmë shumën prej 100 eurove edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Po ashtu, të gjithë studentët do të përfitojnë nga 100 euro. Për shtresat e cenueshme do të shpërndajmë mbi 80 mijë euro”, tha Kurti në konferencën e mbajtur së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

    Kurti po ashtu njoftoi se në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës, do të miratohet Ligji që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale, transmeton Reporteri.net.

    “Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, që mbahet nesër, do të miratojmë Ligjin që do t’i hapë rrugë rritjes së pagës minimale. Edhe do ta rrisim pagën minimale edhe do ta ulim tatimin. Kështu sigurohemi që ata që kanë paga më të ulëta do të kenë më shumë para. Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë mbi 100 mijë punëtorë”, u shpreh Kurti.

    Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi për këtë ligj.

    “Ligji për pagën minimale, përveç rrit pagën ofron rritje të pagës neto”, tha ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!