×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Klubi i Prodhuesve: Kompania Comodita së shpejti pritet të jetë kompania më e madhe në botë për prodhimin e dyshekëve

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 17:59

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës përgëzon kompaninë Comodita, brendin e njohur të produkteve shtëpiake, për fillimin e ndërtimit të fabrikës më të re të prodhimit e cila pritet të ketë linjat më të fundit të teknologjisë së prodhimit të dyshekëve dhe do të jetë mbi 80000m2, e ku fillimisht pritet të punësoj rreth 2500 punëtorë.


    Ky sukses i kompanisë Comodita është zhvillim për tërë Kosovën e jo vetë rajonin e Gjakovës, ku edhe ka filluar të bëhet ndërtimi i kësaj fabrike, përkatësisht në fshatin Skivjan. Ndërtimi i kësaj fabrike është zhvillim i kapaciteteve prodhuese të vendit tonë të cilat veçohen për nga cilësia dhe prezantojnë denjësisht prodhimet Made in Kosova.

    Sot fabrika e dyshekëve Comodita është e listuar si e dyta në botë për prodhimin dhe eksportin e dyshekëve në shumë tregje botërore, pas ndërtimit të kësaj fabrike pa dyshim që kjo do të jetë kompania e para me kapacitetin më të madh të prodhimit në botë.

    Sukseset e kompanisë Comodita janë zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë së vendit tonë, hapje të vendeve të reja të punës e mirëqenie për punëtorët vendor. Arritjet e tilla duhet të jenë shembull dhe nxitje për të gjithë prodhuesit vendor.

    Klubi i Prodhuesve i uron shumë suksese në vazhdimësi të punës dhe shpresojmë që ky do të jetë vetëm fillimi i investimeve të cilat do e vendosin Kosovën në hartë si një vend i cili ka prodhim të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!