×
  • Lajme
  • Ekonomi

    “Contour Global” e çon Kosovën në Arbitrazh, rrezikohen miliona euro

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 13:35

    Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka bërë të ditur se kontrata me kompaninë amerikane “Countour Global” për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, ka shkuar në Arbitrazh.


    Ministria e Ekonomisë përmes një njoftimi thotë se në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë i MEF-it:

    Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ka mbërritur njoftimi nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (International Centre for Settlement of Investment Disputes), përmes të cilit jemi njoftuar për hapjen e kontestit me investitorin Contour Global.

    Më datë 24.05.2020 ka qenë e paraparë që të bëhet Mbyllja Financiare e projektit Termocentrali “Kosova e Re”. Kjo nuk është arritur në kohë dhe pas dështimit të disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, kërkesa për arbitrazh është parashtruar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga investitori Contour Global.

    Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!