×
  • Lajme
  • Ekonomi / Artikull i sponsorizuar

    Kreu i OEK-së, Kosovën e quan vend me fat që ka një aset si “M&Sillosi”

    Autor:Devolli Corporation
    02 Gusht 2024 | 17:56

    Me rastin e përfundimit të sezonit të korrje-shirjeve, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompaninë lidere për prodhimin e miellit, hambarin “M&Sillosi” në Xërxë të Rahovecit, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Dardan Shala.

    Ky i fundit e njoftoi mysafirin për rendimentet që fermerët i sollën te lideri i pakonkurrencë në rajon, e stinën e verës e quajti sezon rekord për kultivimin e grurit, dhe njëherësh bëri të ditur se është rritur edhe numri i fermerëve.

    Ndërsa i pari i Odes Ekonomike të Kosovës, Rafuna, u shpreh i lumtur me suksesin e kompanisë “M&Sillosi” dhe me rritjen e rendimentit të grurit këtë sezon.

    Rafuna po ashtu e përgëzoi kompaninë “M&Sillos” për investimin në logjistikë dhe për rritjen e besueshmërisë së fermerëve që e depozituan grurin në këtë kompani.

    Mes tjerash, Lulzim Rafuna e quajti Kosovën vend me fat që ka një aset siç është “M&Sillosi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!