Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do fillojë të implementojë indikatorët për tregimin e performancës së ndërmarrjeve publike.
Hoti, i ftuar në RTV21, ka thënë se arsyet e shkarkimeve të bordeve në ndërmarrjet publike ka ndodhur si rezultat i degradimit të këtij sektori.
“Unë do ndërmarrë masa kurdo që të shohë se do degradohet gjendja nëpër institucione publike. Jo vendime arbitrare, as veprime jo-ligjore. Gjendja në ndërmarrjen publike është shumë rëndë. Menaxhmentet e Trepçës e Telekomit kanë dështuar në ruajtjen e afarizmit. Neve si aksionar na bie barra që të ndërmarrim veprime. Ne nuk mund të lejojmë që të përkeqësohet situata. Atë që do të bëjmë ne tash, po punojmë në indikator për tregues të performancës, sa duhet të rritet mbulueshmëria me ujë për qytetarë, sa do të rritet inkasimi etj”, ka potencuar Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.