×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kryetari i Sindikatës së Telekomit i drejtohet Mulhaxhës dhe Devollit: Qyqarë, tërhoqët mjetet nga xhirollogaria

    Reporteri
    21 Korrik 2020 | 22:23

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar se auditori Ilir Mulhaxha, sot i kanë tërhequr mjetet nga xhirollogaria e Telekomit të Kosovës.


    Veprimin e tillë, Balaj e quajti qyqar, por nuk la pa përmendur as shefin e Z-Mobile, Blerim Devollin.

    Si rezultat i këtij veprimi, Balaj thotë se nga sot kanë mbetur pa paga 3500 punëtorë dhe po rrezikohet në thelb siguria kombëtare e komunikimit.

    Tutje, kryetari Balaj tha se kompania Z-Mobile kurrë nuk do të kthehet në Telekom dhe se këtë gjë nuk do ta lejojnë punëtorët.

    Me datën 15 të këtij muaji i janë bllokuar llogaritë bankare Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi privat për rastin me Z-Mobile.

    Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionë eurosh ndaj kompanisë Dardafon.net, e cila kishte fituar rastin në Arbitrazh.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të kryetarit Balaj:

    Miq,

    Veprimi dhe guximi I sotëm I Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjete nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqarë. Sot praktikisht kanë mbetë pa paga 3500 punëtore me familjet e tyre si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit.

    Një gjë mund t’ju sigurojmë se, KURRË nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse Shteti ju është dorzuar Dardafonit , Ne së bashku me juve miqë dhe punëtore NUK do të dorzohemi.

    Shihemi të enjten…!

    Telekomi është i Popullit të Kosovës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!