×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kuvendi i Kosovës dështon për herë të gjashtë ta miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 10:48

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të gjashtë ta miratoj pakon e rimëkëmbjes ekonomike.


    Me vetëm 58 vota, koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet ka dështuar sërish ta miratoj pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

    “Janë vetëm 58 vota, rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

    Ky dështim i qeverisë Hoti në Kuvend që ta kaloj këtë pako po ndodhë tash e disa javë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!