×
  • Lajme
  • Ekonomi

    “Liqeni i KEK-ut” nuk preferohet për rekreacion, vendosen 30 shenja të rrezikut

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 19:51

    30 shenja për paralajmërim të rrezikut janë vendosur përreth grumbulluesit të ujërave industrialë të Korporatës Energjetike të Kosovës, që u shndërrua në atraksion si “liqeni i kaltër”.


    Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri, ka njoftuar në Facebook se kanë vendosur 30 shenja çdo 50 metra, pas kërkesës së kryeparlamentares Vjosa Osmani ditë më parë.

    Osmani është takuar me menaxhmentin e këtij institucioni dhe është interesuar për liqenin artificial, i cili përmban mbetje të rrezikshme të cilat e dëmtojnë ambientin.

    Ajo kërkoi që në këtë pjesë të vendosen pengesa e jo vetëm të shkruhet në një pllakat se “ndalohet hyrja”.

    Shenjat këshillojnë qytetarët që kjo zonë nuk është e preferuar të përdoret për rekreacion.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!