×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Më 2 shkurt ankandi i letrave me vlerë

    Reporteri
    26 Janar 2024 | 10:54

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 02 shkurt 2024 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro, përcjell Reporteri.net.

    Në njoftimin për media thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

    “Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, përfundon njoftimi.

    Letrat me vlerë janë aksione si pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare. Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me vlerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!