Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka folur lidhur me tërheqjen e 10% të Trustit.
Ai në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se kjo masë është bërë që sadopak të zbutet kriza.
“Kjo masë është bërë për t’u lehtësuar mjetet në treg dhe kjo krijon mundësinë për ta zbutur krizën. Sa më shumë lëshojmë mjete në treg, është në të mirë të qytetarëve sepse rritet qarkullimi. Me rëndësi për neve ka qenë që shuma e caktuar nga fonde të ndryshme të lëshohen në treg”, thotë ai.
Ministri thotë se nuk e dine sa para do të lëshohen në treg nga 10% i Trustit, pasi do të jenë vet qytetarët që do të vendosin nëse duan t’i heqin apo jo paratë.
“Por një masë mëse e nevojshme do të lëshohet në treg”, ka pohuar ai për Reporteri.net.
Kuçi pret që brenda dy javësh ligji për rimëkëmbjen ekonomike të rikthehet në Kuven dhe të votohet në lexim të dytë.
/Reporteri.net/.