Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës dhe është përmbyllur me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë.
Murati ka shkruar në Facebook se mjetet nga Bonot e Diasporës do t’i përdorin për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë.
“10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës!
Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë.
Mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë.
Më duhet t’i falenderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet.”, ka shkruar ai.