×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministria po shqyrton mënyrën e tërheqjes dhe kompensimit të 10% të mjeteve nga Trusti Pensional

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 9:48

    Ministria e Financave është duke shqyrtuar propozimin për tërheqjen deri në 10% të kursimeve në Trustin Pensional nga qytetarët si ndihmesë në kohën e pandemisë.


    Nga ministria thonë se janë duke shqyrtuar mundësinë për kompensimin e mjeteve financiare.

    Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online tha se pasqyra e trustit të qytetarëve është në diferencë të madhe.

    Andaj siç deklaroi ai ministria është duke shikuar mundësinë për të kompensuar të gjithë qytetarët njësoj.

    Krasniqi potencoi se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë kursime të vogla.

    “Kjo çështje është si ide, qëllimi primar ka qenë që të mobilizohen më shumë fonde për të rritë kërkesën agregate dhe ofertën. Se a do të ketë kompensim jemi duke e shqyrtuar këtë çështje se si ka me qenë”.

    “Pasi ne duhet të jemi të kujdesshme pasi nëse shohim tabelat e trustit të qytetarëve, një pjesë e madhe ka kursime shumë të vogla. Një pjesë e madhe kishin me përfitua shumë pak”.

    “Në anën tjetër një pjesë tjetër kishin me përfitua shumë. Nëse këtë kompensim e bëjmë barabartë varësisht prej tërheqjes nuk është në rregull. Është duke u diskutuar për të gjetur modalitetin nga i cili ndahen të kënaqur të gjithë”, u shpreh Krasniqi.

    Me tej, zëvendësministri Krasniqi bëri dallimet ndërmjet personave që thotë ai se kanë 10 mijë euro e shumica prej tyre vetëm 100 euro.

    Siç thotë ai kjo është në shpërputhje me paranë publike.

    “Të çështja e kompensimit mendoj se nuk duhet të kompensohet ajo që tërhiqet. Nëse dikush e ka mundësinë që 10 mijë euro me i tërheq e ma ia mundësua shteti me ia kompensuar kurse tjetri që i ka 100 euro vetëm 100 euro nuk është në rregull në kuptimin e parasë publike. Kontributet janë të të gjithëve por pjesën e kompensimit duhet të kemi kujdes”, ka thënë Krasniqi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!