×
  • Lajme
  • -->
    Ekonomi

    Mos i konsumoni këto produkte të kafesë edhe nëse i keni blerë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 10:59

    Në dy lloje të produkteve të qumështit që shiten në marketet kosovare, të importuara nga Franca, janë gjetur mbetje të dezinfektuesit (peroksid hidrogjen).


    Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka deklaruar se janë urdhëruar inspektorët të kontrollojnë te importuesi dhe të ndalojnë qarkullimin në treg të këtyre produkteve të dyshimta.

    Ai ka thënë se të premten janë gjetur dy lloje të produkteve që janë importuar nga Franca dhe janë marrë masat për largimin e tyre nga tregu.

    Po ashtu, Thaçi thotë se njëri prej produkteve ka qenë në treg, ndërsa tjetri produkt nuk ka dalë ende në treg.

    “Po vetëm dy lloje të produkteve janë importuar në Kosovë. Njëra nuk ka dalë fare në treg (Nescafe Shakissimo Espresso), kurse tjetra është tërhequr menjëherë pas lajmërimit”, ka thënë Thaçi për Reporteri.net.

    Ai thotë se produkte të tjera nuk kanë hyrë në tregun kosovar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!