Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se homologimipër veturat që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian është absurde.
“Ka qenë absurde për veturat e reja, por edhe të përdorura që vijnë prej shteteve të BE-së dhe Zonës evropiane, Zvicrës, Norvegjisë etj, që të kalojnë në një proces të tillë që fillimisht është barrierë financiare se ka kosto, së dyti është barrierë jo tarifore, sepse ta merr një ditë të tërë për ta kaluar këtë proces edhe është e panevojshme, sepse nuk ka vlerë të shtuar, sepse 99.99% e veturave të importuara nuk kanë vlerë të shtuar, por vetëm futje në sistem e të dhënave të cilat janë në sistem prej Doganës prej momentit që është importuar vetura”, ka thënë Murati për Reporteri.net.
Ai thotë se kjo zhvatje të po ju bëhet qytetarëve duhet të ndalet sa më parë.
“Prandaj duhet kjo zhvatje që ju bëhet qytetarëve dhe për më tepër që këto para shkojnë te një kompani e vetme të ndalohet sa më parë”, ka thënë Murati. /Reporteri.net/.
/Reporteri.net/.