×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Murati i VV-së për dyfishimin e skemave sociale gjatë pandemisë: Qeveria Hoti me vonesë po e zbaton një plan të Qeverisë Kurti

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 23:06

    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, thotë se qeveria Hoti me vonesë po e zbaton planin për skemat sociale gjatë pandemisë, që sipas tij është plan që e ka marrë nga qeveria Kurti.


    “Qeveria Hoti me vonesë po e zbaton një plan të qeverise Kurti, dyfsihimi i skemave sociale është bërë prej qeverisë Kurti. Ata u riktheyn te paketa e kornizës emergjente fiskale të qeverise Kurti, mirë që e bën, por mos të thonë që Kuvendi po i bllokon, i kanë të gjitha mundësitë me ju ndihmu qyetarëve, por nuk po duan. Qe dy muaj ka kaluar rishikimi i buxhetit, dy muaj kanë prit për me i shpërnda 70 milionë euro, ato para i kanë pasur edhe para dy muajsh, pse u vonuan, kjo tregon se s’kanë ide, as kompetencë, e as si t’i qasen kësaj pune”, ka thënë Murati në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se qytetarët duhet të ndihmohen sa më parë nga qeveria dhe se Kuvendi i ka vë në dispozicion 300 milionë euro.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!