×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ndahen tre milionë euro ndihmë financiare për Trepçën, pritet ndërpritja e grevës

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 12:41

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh.


    Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre, ka thënë ai.

    Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën, meqë kjo e fundit po ka probleme të theksuara me financat. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!