×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ndalohet importi i vajit të palmës në Kosovë

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 21:58

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).


    Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me këtë vendim obligohen mekanizmat inspektues të institucioneve të Kosovës që t’i inspektojnë dhe njëkohësisht edhe t’i obligojnë operatorët ekonomikë të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore nëpër pikat tregtare në tregun e Kosovës.

    Ndryshe, tash e disa ditë fermerët në Kosovë janë duke e derdhur qumështin për shkak të mos mundësisë së dorëzimit të tij, si rezultat i përdorimit të madh të vajit të palmës në produktet e qumështit.

    Kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Kosovës, Ramadan Memaj ka thënë për Telegrafin se sektori i prodhimit të qumështit në kulminacionin e krizës, e krejt kjo si pasojë e prezencës së madhe të vajit të palmës.

    “Ne ka vite që jemi duke folur për këtë problem, jemi në kulminacionin e krizës së prodhimit të qumështit. Kemi pas takime me institucionet përgjegjëse dhe pavarësisht premtimeve që do të ndalet përdorimi i vajit të palmës kjo nuk ka ndodhur. Me mijëra litra qumësht në ditë janë duke u derdhur nga fermerët tanë për shkak të ngopjes së tregut me produkte me vajin kancoregjen të palmës”, ka thënë Memaj.

    Shoqata e Fermerëve ka paralajmëruar për nesër një konferencë në sheshin Skënderbeu, ku edhe do të shpalosin detaje tjera lidhur me veprimet e tyre që do ti ndërmarrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!