Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se në takimin e 2 shtatorit ndërmmjet Kosovës e Serbisë në SHBA do të flitet për çështje ekonomike.
Sipas saj, bëhet fjalë për tema ekonomike për të cilat janë ndërprerë bisedimet. Ajo e ka përmendur edhe çështjen e vendosjen e linjës ajrore Beograd -Prishtinë, por edhe për transportin hekurudhor, për çka ka thënë se ka pasur biseda paraprake.
“Bëhet fjalë për tema të ekonomisë për të cilat kemi bërë thirrje në vazhdimësi për cka ka insistuar Presidenti i Serbsë jo vetëm në bisedimet me Prishtinën por edhe në kuadër të iniciativës për minishengenin që është në interes të të gjithë rajonit” ka thënë Bërnabiq.
Shefja e Qeverisë së Serbisë ka thënë se pret që bashkësia ndërkombëtare t’i dënojë qartë zhvillimet në Decan por edhe ta parandalojë cenimin e trashëgimisë kulturore serbe,
Bërnabiq ka thënë se pas ‘shkatërrimit djegies të manastireve serbe më 2004 që nuk janë vetëm trashëgimi serbe por nën mbrojtjen e UNESCO’s ende po vazhdon një shkatërrim i tillë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.