ATK-ja ka publikuar numrin e telefonit për qytetarët që duan të ankohen nëse nuk u kanë dalur paratë nga Pako Fiskale.
Qytetarët të cilëve nuk iu janë ekzekutuar pagesat sipas Pakos Emergjente do të mund të thërrasin në numrin 0800 44 440.
Numër ky që është publikuar nga Administrata Tatimore e Kosovë.
“Duke pas parasysh që jemi duke pranuar thirrje të shumta përmes linjave telefonike, si dhe adresave elektronike, lidhur me kompensimin e pagës sipas Pakos Emergjente, Administratat Tatimore e Kosovës ju njofton se nuk është kompetente t’i trajtojë këto kërkesa.
Andaj, ju lutem të gjitha kërkesat e juaja lidhur me këtë çështje i adresoni në Ministrin e Financave, në këtë numër telefoni 0800 44 440, i cili është i hapur çdo ditë (përveç vikendeve) nga ora 08:00-16:00”, thuhet në komunikatën për media. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.