Ministria e Financave ka njoftuar se Thesari ka urdhëruar transferin për pagesën e 27,572 familjet përfituese të masës 15, për muajin maj dhe qershor.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.
Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 gusht nëpër zyrat postare sa më afër vendbanimit të familjeve përfituese.
Bajrami ka thënë se në këtë mënyrë përfundohet ekzekutimi i plotë i masës 15, ndërsa ankesat eventuale do të trajtohen me prioritet nga organi kompetent.
Ky është njoftimi i plotë:
Ekzekutimi i transferit per pagesen e mases 15 te pakos emergjente fiskale per 27,572 familje
Ministria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdheruar transferin per pagesen e 27,572 familjet perfituese te mases 15, per muajin Maj dhe Qershor njekohesisht, duke perfunduar ne kete menyre ekzekutimin e plote te mases 15, ndersa ankesat eventuale do te trajtohen me prioritet nga organi kompetent.
Terheqja e mjeteve mund te behet nga data 12 Gusht (E mekure), per shkak te aspekteve operacionale ashtu qe mjetet te terhiqen neper zyra postare sa me afer vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu ne respektim te udhezimeve te institucioneve shendetesore. /Reporteri.net/