×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Oda Ekonomike e Kosovës kërkon rritjen e pagave: Do të ishte mirë të mos prekej Trusti

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 9:47

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna kërkuar rritjen e pagave.

    Sipas tij, rritja e pagave do të duhej të bëhen minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak krizën.

    Ai ka thënë se mirë do të ishte që Trusti të mos prekej dhe të gjenden forma atë tjera që të ndihmohen qytetarët në këtë kohë të krizës.

    “E mira kishte me qenë që Trusti të mos preket. E mira kishte me qenë të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit”.“Kish me qenë e udhës ngritja e pagave, minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak çështjen e inflacionit”.

    “Në mungesë të saj qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e Trustit, që sa më pak të ndiejnë efektin e inflacionit”, tha ai për Ekonomia Online.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!