×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Paga minimale dhe kontrata kolektive, ministri Reçica jep shpresë

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 17:41

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka treguar se kanë mbajtur takimin e radhës së Këshillit Ekonomik-Social, ku kanë diskutuar për konsoliduar pesë komisioneve profesionale.


    Ai thotë se ka kërkuar nga Komisioni profesional për financa, ekonomi dhe privatizim, që sa më parë të fillojë punën për analizimin dhe sjelljen e propozimit profesional për Pagën Minimale në vend, për miratim në KES, në mënyrë që ta procedojnë tutje për qeveri, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Jemi tejet të përkushtuar që pagën minimale dhe kontratën kolektive t’i jetësojmë sa më parë.

    Nën kryesimin tim, në cilësinë e ministrit Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot kemi mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit Ekonomik-Social, ku dhe kemi miratuar vendimet për konsolidimin e pesë komisioneve profesionale, në përbërjen e të cilave janë përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, organizatat e të punësuarve (sindikatat) dhe organizatat e punëdhënësve.

    Menjëherë pas miratimit të këtyre komisioneve, kam kërkuar nga Komisioni profesional për financa, ekonomi dhe privatizim, që sa më parë të fillojë punën për analizimin dhe sjelljen e propozimit profesional për Pagën Minimale në vend, për miratim në KES, në mënyrë që ta procedojmë tutje për qeveri.

    Gjithashtu, një kërkesë të tillë e kam adresuar edhe tek Komisioni profesional për legjislacion, që të nisë sa më parë punën për hartimin e kontratës kolektive në vend, e cila do të ishte e pranueshme për të gjitha palët duke pasur për bazë edhe situatën pandemike dhe parasëgjithash të jetë një kontratë e zbatueshme nga të gjitha palët.

    https://www.facebook.com/skender.recica74/posts/679461195987225?__xts__%5B0%5D=68.ARDWott1qUBC8q3ZQhFWE9tmBSdjDWQl5pPU69lT-noEn9RRwSzEmGyg2GbWXZlqlHYUzWviBVfDgOzvARSkOg6Zzvs5DOiF2vDbHjaYNIGUt2jw056WSxG1qc65vrqD0SyTm9Sf-7TF_ut3gCgBG-jEShDJF17CyvGx6J64KbO9eIXZxswXJPFYUt6khrXvCcBrkJk_ghJtgTOlxpV2ai_C2cKfL3QUf1pEAFyRnE4DWO5fbqr8Zw5CmaM8OJAEb3Wst4edVh_mqlkdBLQONyXcMBbeTcMSa78biVGEhw9FydNQJDRrhgh5ZyC370tkzCi18VTs0uyPxbWCaO9wX8Q&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!