×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, në kohë rekord procedon mbi 37 milionë euro ndihmë për bizneset

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 19:23

    Në kuadër të zbatimit të Planit i aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) ka ekzekutuar sot pagesën e parë në kohë rekorde në përkrahje financiare për bizneset e vendit.


    Vendimi i qeverisë për mbështetje ndaj bizneseve ka ardhur si rezultat i kërkesës së vazhdueshme nga Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

    Shuma e cila është ndarë në këtë kategori arrin vlerën e 60 milion euro subvencione ku gjatë ditës së sotme nga MEA është ekzekutuar pagesa e parë prej 37,710,730 milionë euro për 15.745 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë sipas programit për rimëkëmbje ekonomike.

    Pjesa tjetër e vendimit do të zbatohet në ditët në vijim ku do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!