×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Reagon Oda Amerikane: Vendimi i djeshëm për izolim i paqartë, shqetësuese mbijetesa e sektorit privat

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 11:44

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nëpërmjet një komunikate për media ka shprehur shqetësimet e veta për masat kufizuese anti-Covid dhe pasojat që mund t’i kenë masat e reja ndaj sektorit privat.


    Në këtë komunikatë, thuhet se OAK ka mirëkuptim për nevojën e shëndetit publik, por gjithashtu kërkon që të merret në konsideratë fakti se kufizimi i veprimtarive afariste ka pasoja për mbijetesën e sektorit privat.

    OAK thotë se vendimet e djeshme kanë qenë të paqarta sa i përket definimit të lejimit dhe ndalimit të punës për veprimtari ekonomike të caktuara.

    “Për më tepër, vendimi i djeshëm, lë hapësirë për interpretim të dyanshëm për shkak të modefinimit eksplicit të termave të përfshirë në vendim, i cili po rezulton në ndëshkimin e ndërmarrjeve private, siç është rasti me termin “marketet e vogla” pa sqaruar se cilat elementet e përcaktojnë madhësinë e një ndërmarrjeje të shitjes me pakicë. Formulimet e tilla çojnë në ndëshkim të padrejtë të ndërmarrjeve private, të cilat me gjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID19 kanë bërë më të mirën që të vazhdojnë aktivitetin e tyre dhe të ruajnë vendet e punës, por edhe në trajtim jo të barabartë të ndërmarrjeve të ndryshme brenda sektorëve të njëjtë.”, thuhet në këtë reagim.

    Ky është reagimi i plotë i OAK:

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin e ditës së djeshme për ndalimin e veprimtarive afariste pa konsultim paraprak me organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat.

    Duke mirëkuptuar nevojën e mbrojtjes së shëndetit publik përmes ndërmarrjes së masave të duhura për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID19, Oda Ekonomike Amerikane kërkon që në të njëjtën kohë të merren në konsideratë edhe dëmet që kufizimi i veprimtarive afariste ka për ndërmarrjet e sektorit privat dhe mbijetesën e tyre.

    Për më tepër, vendimi i djeshëm, lë hapësirë për interpretim të dyanshëm për shkak të modefinimit eksplicit të termave të përfshirë në vendim, i cili po rezulton në ndëshkimin e ndërmarrjeve private, siç është rasti me termin “marketet e vogla” pa sqaruar se cilat elementet e përcaktojnë madhësinë e një ndërmarrjeje të shitjes me pakicë. Formulimet e tilla çojnë në ndëshkim të padrejtë të ndërmarrjeve private, të cilat me gjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID19 kanë bërë më të mirën që të vazhdojnë aktivitetin e tyre dhe të ruajnë vendet e punës, por edhe në trajtim jo të barabartë të ndërmarrjeve të ndryshme brenda sektorëve të njëjtë.

    Duke ndarë shqetësimet edhe me përfaqësuesit e sektorëve të caktuar afaristë, Oda Ekonomike Amerikane i bënë thirrje Qeverisë që të mundësojë komunikimin përmes mekanizmave ekzistuesë të dialogimit ose formave të tjera, të marrë në konsideratë shqetësimet dhe rekomandimet e sektorit privat, si dhe të përcjellë me masa specifike mbështetëse vendimet e saj për kufizimin e aktivitetit afarist

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!