×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Rizvanolli: Mbi 700 aplikime për subvencionet për pajisje shtëpiake deri tash

    Reporteri
    25 Gusht 2023 | 18:02
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë bërë 724 aplikime që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve.

    “1 javë dhe 724 aplikime që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve”, ka shkruar ajo derisa ka njoftuar se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.

    Para disa ditësh, Ministria e Ekonomisë ka shpallë thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!