×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Rritja e çmimeve nuk është ndalur, a do ta përcjellë inflacioni Kosovën edhe në vitin 2023

    Reporteri
    06 Janar 2023 | 14:06

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se deficiti tregtar është duke ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik të Kosovës, ashtu si edhe inflacioni i lartë.

    Përderisa norma e inflacionit, sipas tij, pritet të bjerë në pjesën e dytë të vitit 2023, Mehmeti thotë se duhet të punohet më shumë që struktura e ekonomisë të ndërrohet në favor të ndërmarrjeve prodhuese.

    Kosova varet skajshmërisht nga produktet e importuara, ndërsa vlera e eksporteve të saj është shumëfish më e vogël.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mehmeti tregon se a pritet ta përcjellë inflacioni ekonominë e Kosovës edhe gjatë vitit 2023.

    Ai thotë se kjo varet nga lufta në Ukrainë, si një nga faktorët që ka ndikuar në ekonominë globale, e po ashtu edhe në Kosovë.

    “Kjo varet nga agresioni rus në Ukrainë. Është një nga faktorët që ka ndikuar në ekonominë globale, e po ashtu edhe në Kosovë. E, realisht, pritjet tona janë që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, të kemi ulje të inflacionit deri në masën 6 për qind. Kjo, në masë të madhe, do ta ndikojë aftësinë paguese të qytetarëve, që më pas do të ndikojë edhe në rritjen e konsumit si komponent kryesor i rritjes ekonomike në vend”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!